Korca
Email / Phone info@hanipazarit.com +355 69 70 10 055

Hani i Pazarit

HISTORIKU I HANIT

Çdo njeri që ka vizituar së paku një herë qytetin e Korçës, nuk ka si të mos ndalet tek Pazari i Vjetër. Pazari i vjetër më i madhi në rajon, është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Karakterizohet nga ndërtesa një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta dhe një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve duke ofruar një pamje të mrekullueshme. Tek sa hyn në Pazarin e Vjetër të Korçës, nuk ka se si të mos bjerë në sy një nga ndërtesat me të bukura dhe me të vjetra të pazarit, “Hani i Pazarit”. Ai ka një pozicion ideal për tu orientuar lehtësisht drejt të gjitha atraksioneve kulturore artistike, historike dhe turistike të qytetit. Ky hotel është një eksperiencë unike në llojin e tij. Nje han 350 vjeçar i transformuar me nje dizain të spikatur në një hotel me të gjitha komoditetet. Në shekullin XIX, ky han ka qënë fjetorja e tregëtareve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia. Eleganca, kultura, tradita, pastërtia, komoditeti dhe miqësia e ofruar si askund tjetër, janë elementët bazë të shërbimit në hotel dhe kjo është arsyeja pse Hani i Pazarit, i dhuron kujtdo ditë të paharruara,relaks dhe dëshirë për tu rikthyer sërisht.

Transformimi i Hanit të Pazarit në hotel dhe restaurimi i tij, krijoi mundësinë e ndërtimit të dhomave me ndërthurje të linjave historike, neoklasike dhe moderne. Fakti që kjo ndërtesë është monument kulture i klasit të parë, kushtëzoi dhe ofroi diversitet në çdo ambjent të saj. Hani i Pazarit është një vend ideal për tu qetësuar dhe kaluar një fundjavë të mrekullueshme duke shijuar të gjitha shërbimet cilësore që ofron hoteli. Një butik hotel me 22 dhoma dhe një suitë të cilat ofrojnë një akomodim elegant me të gjitha konfortet. Ky han është simboli i elegancës dhe bukurisë, klasit dhe komoditetit, vendi i detajeve që e bëjnë padyshim të veçantë dhe të spikatur, si një strukturë që shkon deri në nivelet e një vepre arti. Ndërthurja e stilit neoklasik dhe modern bën që dhomat të mos ngjasojnë me njëra-tjetrën .