Hani i Pazarit është një vend ideal për tu qetësuar dhe kaluar një fundjavë të mrekullueshme duke shijuar të gjitha shërbimet cilësore që ofron hoteli. Një butik hotel me 22 dhoma dhe një suitë të cilat ofrojnë një akomodim elegant me të gjitha konfortet. Ky han është simboli i elegancës dhe bukurisë, klasit dhe komoditetit, vendi i detajeve që e bëjnë padyshim të veçantë dhe të spikatur, si një strukturë që shkon deri në nivelet e një vepre arti. Ndërthurja e stilit neoklasik dhe modern bën që dhomat të mos ngjasojnë me njëra-tjetrën .
Tek sa hyn në Pazarin e Vjetër të Korçës, nuk ka se si të mos bjerë në sy një nga ndërtesat me të bukura dhe me të vjetra të pazarit, “Hani i Pazarit”. Ai ka një pozicion ideal për tu orientuar lehtësisht drejt të gjitha atraksioneve kulturore artistike, historike dhe turistike të qytetit. Ky hotel është një eksperiencë unike në llojin e tij. Nje han 350 vjeçar i transformuar me nje dizain të spikatur në një hotel me të gjitha komoditetet ...
Çdo njeri që ka vizituar së paku një herë qytetin e Korçës, nuk ka si të mos ndalet tek Pazari i Vjetër. Pazari i vjetër më i madhi në rajon, është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Karakterizohet nga ndërtesa një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta dhe një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve duke ofruar një pamje të mrekullueshme.
Restoranti synon të promovojë produktet e zonës, duke sjellë menunë tradicionale korçare me një frymë moderne. Mbrëmjet e fundjavës, kthehen në festa me kitarat dhe serenatat korçare. Mëngjesi ofrohet me një shumëllojshmëri produktesh dhe diversitet shijesh.
Bari 24 orësh iu ofron klientëve një ambjent relaksues tek i cili mund të shijoni larminë e pijeve premium të shërbyera me profesionalizëm.